Lajme

Mungesë alarmante e mjekëve, ata po ikin në Gjermani, më i rrezikuar spitali i Tetovës

Situata me mungesë të mjekëve është alarmante pothuajse të gjitha qytetet e Maqedonisë.

Kështu në Veles dhe Kavadar, punojnë gjinekologë dhe kirurgë nga Shkupi, si rezultat i mungesës së specialistëve. Por në këto spitale ka edhe mungesë të pediatrëve.Nëse vazhdohet kështu për dy vjet nuk do të ketë njeri që të shërojë fëmijët, pasi një pjesë e madhe e tyre do të pensionohen thonë nga këto spitale, përcjell Fakte.

Ministria e Shëndetësisë ka krijuar një hartë të stafit që kanë institucionet shëndetësore dhe sipas parashikimeve, në vitet në vijim, 380 punonjës duhet të punësohen në sektorin e shëndetësisë nëpër spitalet e qyteteve të Maqedonisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rajonet ku paraqitet rrezikshmëri për mungesë të mjekëve specialistë janë ai i Tetovës me rreth 60 mjekë, pastaj vijnë ai i Manastirit dhe rajoni i Shtipit me rreth 40 dhe në Strumicë me mungesë të rreth 25 mjekëve specialistë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mungesë më të madhe ka të anesteziologëve, nevrologëve, internistëve dhe kirurgëve.

Mjekë nuk mungojnë vetëm më vendet e lartëpërmendura, mungesë të theksuar të mjekëve dhe specialistëve ka edhe në Klinikën Universitare në Shkup. Sipas hartës së Ministrinë e Shëndetësisë, në institucionet shëndetësore të Shkupit, në repartet e ndryshe ka mungesë të 150 mjekëve.

Related Articles

Back to top button