Lajme

Nxënësit Preshevarë kthehen me medalje nga Melki i Austrisë (Video)

Janë kthyer nxënësit të cilët para disa ditëve kanë udhëtuar për në Melk të Austrisë për të marrë pjesë në një Olimpiadë Ndërkombëtare…

Nxënësit të cilët para disa ditëve kanë udhëtuar për në Melk të Austrisë për të marrë pjesë në një Olimpiadë Ndërkombëtare janë ktyher sot në Preshevë.

Ekipi i Televizionit Aldi këta nxënës i përcolli ditën e nisjes për në Austri duke marrë edhe pronocimet e nxënësve, po këta të njëjtit i pritëm edhe sot kur edhe u kthyen nga olimpiada e cila është mbajtur në Austri me ç’rast u njoftuam drejtëpërdrejtë nga ata se si kanë kaluar, sa ka qenë e vështirë pjesëmarrja në një Olimpiadë Ndërkombëtare dhe cilat janë rezultatet që kanë sjellur.

Fillimisht rrethë ditëve që kanë kaluar në Austri na foli profesori i edukatës fizike Veton Saqipi ku gjatë prononcimit të dhënë ishte e vështirë t’i fshihte emocionet që i kishin dhuruar këta nxënës me sukseset që kishin korrur, ku siç tha edhe vetë ai nuk ka fushë të sportit ku këta nxënës nuk kanë triumfuar.

Bleron Isufi dhe Resul Sylejmani në prononcimin e dhënë për Televizionin tonë thanë falë përkushtimit të madh të profesorit që na ka ushtruar në të gjitha fushat kemi arritur që punën e tij ta demonstrojmë në olimpiadë duke korrur suksese në të gjitha fushat e sportit.

Secili prej këtyre nxënësve kishte kupa në dorë dhe medalje të ndryshme duke dëshmuar se pjesëmarrja në olimpiadë ka qenë një sukses i parë i arritur nga nxënësit e shkollës fillore ”Prof. Ibrahim Kelmedi” në Preshevë.

Related Articles

Back to top button