Lajme

Për herë të parë në histori, Presheva me një hapësirë rekrative

Është investimi i parë madhështor që do të zhvillohet në Komunën e Preshevës.

Bëhet fjelë për një park multifunksional , hapësire rekarative dhe vende parkimi për automjetet.

Lajmin ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj komune Shqiprim Arifi me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Projekti ideor i parkut qendror të qytetit

Komuna e Preshevës për herë të parë në historinë e saj do të pajiset me park, i cili do të vendoset në kompleksin rekreativ mes shkollave tona dhe stadiumit të qytetit.

Perveç hapësirave rekreative, njëkohësisht qytetarëve tanë do t’iu mundësohen hapësira për parkingje, me qëllim të zgjidhjes së kaosit në trafikun brenda qytetit.

Jemi duke punuar intensivisht për të rregulluar edhe parqe tjerë në qytet dhe vebdbanime, për t’i ofruar fëmijëve, nënave, të rriturve e të moshuarëve, hapësira për të kaluar kohen e lirë, në ambient të hapur e të rregulluar.

Related Articles

Back to top button