Për ju diabetik këshilla mjekësore nga Dr.Lejlan Sadiku (Video)
Sëmundja e Diabetit paraqet një problem të rëndësishëm shëndetësor dhe social andaj nevojitet intervenim i menjëhershëm në këtë fushë…
Diabeti apo ndryshe siç njihet në popullatë si Sëmundja e Sheqerit, është një sindrom e cila karakterizohet nga një çrregullim i metabolizmit të njeriut i cili në pah karakterizohet nga prezenca e lartë e sheqerit në gjak si pasojë e mugesës së një hormoni i cili quhet Insulin i cili hormon mund të mos sekretohet apo të mos veprojë.
Kjo sëmundje e përhapur me të madhe në botë tashmë duke marrur përmasat e një epidemie si dhe duke u paraqitur si një problem social me të cilën përballen të gjitha vendet e zhvilluara të botës me këtë problem tashmë po përballen edhe shtetet në zhvillim si Serbia e këtu bëhet fjalë edhe për komunën e Preshevës.
Dr.Lejlan Sadiku i ftuar në emisionin “Në Fokus” na tregoi për përmasat e mëdha të shtrirjes së kësaj sëmundje dhe impaktin e saj në vendin tonë dhe rrezikun që po i kanoset popullatës.
Përshkak së kjo sëmundje ka prirje që gjithmonë e më shumë të paraqitet e posaçërisht tek personat e predispozuar atëher është i nevojshëm një edukim i popullatës por edhe ndërmarrja e politikave shëndetësore për shkak të kostos së madhe financiare por edhe shëndetësore që paraqet kjo sëmundje.