Lajme

PËR MËRGIMTARËT: Serbia ka ndryshuar rregullat e komunikacionit, që nga dita e djeshme

Serbia ka ndryshuar rregullat e komunikacionit. Atje ka filluar se zbatuari edhe një aspekt i ri i ligjit për komunikacionin. Ajo që ka rëndësi për bashkatdhetarët tanë gjatë kalimit transit nëpër Serbi është se ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada.

Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 130 km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 EUR deri mbi 1000 EUR dhe 30-60 ditë burg.

Siç bëhet me dije, do të dënohen edhe vozitësit që e tejkalojnë shpejtësinë për vetëm 1 km/h dhe kontrollet janë paralajmëruar të jenë shumë rigoroze.

Related Articles

Back to top button