Lajme

Rama në Lezhë: Kush merr rrogën kot në shtet dhe nuk i shërben qytetarëve do largohet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në fushatën e llogaridhënies publike në qytetin e Lezhës, ku i bëri thirrje qytetarëve edhe njëherë të përdorin platformën online për çdo problem që ndeshet në dyert e zyrave të shtetit.

Rama ceku një sërë temash nga aktualiteti ku veç të tjerash vendosi theksin tek taksat.

“Përveçse zgjidhen problemet e njerëzve pa humbur kohë, çdokush që shkruan merr përgjigje brenda 10 ditëve dhe praktikisht zgjidhja jepet sa herë që qytetarit i takon. Por mbasi jepet zgjidhja, drejtuesi i institucionit nis një hetim pse është vonuar zgjidhja e problemit.

Kjo është rruga e duhur për të zgjidhur sa më shumë çështje të njerëzve dhe për të pastruar zyrat nga individë që nuk e meritojnë të marrin rrogën pasi nuk kryejnë si duhet detyrën.

Në këtë fushatë ne nuk duam të bëjmë një paradë suksesesh. Në 6 muaj kemi bërë shumë, por jemi të qartë se ky mandat ka një peshë të madhe për ne dhe na duhet shumë punë.

Është shumë i rëndësishëm komunikimi i drejtpërdrejtë për të trajtuar shumë tema që janë shumë të rëndësishme për njerëzit.

Brenda çmimit të karburantit ne paguajmë edhe taksën e qarkullimit, e cila në rajon paguhet e ndarë. Këto janë dy taksat që kemi rritur. Nuk duhet të ngatërrojmë faturat e ujit dhe të dritave, pasi ato janë detyrime që qytetarët paguajnë për mallin që konsumon”, tha Rama.j.j

Related Articles

Back to top button