Lajme

Rama në Paris: Europa është feja jonë. E tmerrshme nëse kjo ndryshon

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris ku mori pjesë në takimin vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. I pranishëm ishte edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Gjatë fjalës së mbajtur, Rama theksoi edhe njëherë se destinacioni i Shqipërisë është Evropa.

Ai tha se është i shqetësuar për perspektivën evropiane pas mbledhjes së Qershorit të Këshillit Evropian ku do të vendoset nëse çelen negociatat për Shiqpërinë.

“Europa është feja jonë. E tmerrshme nëse kjo ndryshon. Jam i shqetësuar për perspektivën europiane pas mbledhjes së Qershorit”, tha Rama.

Nga ana e tij, ish-kryeministri suedez, Carld Bildt, organizator i takimi dhe njëherësh kreu i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, kritikoi BE-në për punën e bërë në drejtim të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka thënë se Rusia dhe Turqia po shfrytëzojnë këtë hapësirë të lënë nga Brukseli.

“Rusia dhe Turqia po bëjnë punën e tyre shumë mirë. Por a do të jetë gati Evropa të bëjë punën e saj me Balkanin. Çështja e madhe që po mbizotëron. Ballkani nuk duhet të mbetet çështje e zvarritur për BE.

Jo opsionit të një statusquo-je për Ballkanin, Europa ose shkon përpara ose rrëshqasim në të shkuarën”, tha Carld Bildt, Kreu i Këshillit Europian për Marrëdhënie me Jashtë.j.j

Related Articles

Back to top button