“Reagim ndaj vendimit te autoriteteve serbe per ndalimin e hyrjes se deputeteve te Kosoves dhe sportisteve nga Kosova

“Reagim ndaj vendimit te autoriteteve serbe per ndalimin e hyrjes se deputeteve te Kosoves dhe sportisteve nga Kosova. Në ditën e Evropës, Serbia tregon fytyrën e vërtetë anti-evropiane. Autoritetet serbe ndaluan zyrtarisht pjesëmarrjen në Konferencën e organizuar nga Kryetari i Komisionit për Intergrime Evropiane të Kuvendit të Serbisë, z. Nenad Canak te Kryetares se Komisionit per Pune te Jashtme te Kuvendit te Kosoves znj.
Vjosa Osmani. E njejta ndodhi po sot edhe me delegacionin e sportisteve nga Kosova te cileve iu ndalua hyrja ne Serbi per te marre pjesë ne garat e kampionatit evropian. Shteti i Serbisë, përmes këtij vendimi, tregoi se sa shumë ndikohet nga shovinistët dhe kriminelët e luftës si Vojislav Sheshelj.
Ishin pikërisht provokimet e këtij të fundit, të cilat sollën destabilizim të raporteve edhe me shtetin e Kroacisë javët e fundit. Organizata jo Qeveritare Qendra për Hulumtim dhe monitorim shprehe indinjaten per vendimet e tilla dhe moslejimin e vizitave ne territorin e Serbise.”