Lajme

Sami Salihu – Ragmi Mustafës shiti të gjitha banesat se smund ta prishësh koalicionin (Video)

Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Preshevës është zhvilluar në kushte të pazakonta. Opozita në këtë seancë ka tentuar ta bllokojë zhvillimin normal të seancës duke u munduar me mënyra të dhunshme dhe shumë të ulëta.

Përveç përplasjes që ka ndodhur mes kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifit dhe Skender Destanit.

Një përplasje tjetër ka ndodhur edhe mes kryetarit të Kuvendit Sami Salihut dhe Ragmi Mustafës. Gjatë diskutimit të pikës së parë të rendit të ditës Ragmi Mustafa ka fyer kryetarin e Kuvendit z.Sami Salihun duke i thënë je “hajn”.

Edhe z.Salihu nuk ka ndejtur rahat duke ia përplasur në fytyrë Ragmi Mustafës të zezat që ai ka bërë gjatë qeverisjes sa ishte kryetar dhe duke e quajtur njeri që shpif në mënyra më tinzare.

Krejt në fund kryetari i Kuvendit Sami Salihu ia ka dhënë një mesazh z.Mustafës duke i thënë se edhe po ti shitësh banesat nuk mund ta prishësh koalicionin LRPDSH-APN.

Më poshtë mund ta ndiqni video materialin.

Related Articles

Back to top button