Serbia nuk i njeh diplomat e fakultetit juridik të Shqipërisë dhe Maqedonisë (dokument)
Shumë të rinj studentë, të diplomuar në Universitetet e rajonit e sidomos në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri etj, tani do ta kenë më vështirë për nostrifikimin e diplomave, nëpër disa fakultete përkatëse.
Siç mësohet nga Qendra për nostrifikim e njohur si ENIC NARIC, që gjendet pranë Ministrisë së Arsimit në Beograd, në një përgjigje drejtuar një të riu nga Presheva, i cila ka kryer Fakultetin Juridik në Shqipëri, bëhet me dije se akoma nuk është marrë pëlqimi nga ministria për njohjen e diplomave të të gjitha Fakulteteve Juridike.
Gjithashtu, mësohet, jo zyrtarisht se Ministria e Arsimit në Beograd për disa fakultet: Juridik, Ekonomi, Arkitekturë, do të ketë provime shtesë për ta nostrifikuar diplomën e shteteve tjera.
Vlen të theksohet se deri më tani mos nostrifikim i diplomave ka qenë nga Republika e Kosovës, tani në problem kanë hasur edhe nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja etj.
Më poshtë është përgjigja e ENIC-NARIC drejtuar një të Juristit të Diplomuar nga Presheva, të cilën e ka siguruar Qendra për Hulumtim dhe Monitorim në Luginën e Preshevës.