Lajme
Serbia nuk lejoi bashkëshortin e deputetes së LDK-së që të shkojë në shtëpinë e tij në Preshevë
Autoritetet kufitare serbe sot nuk lejuan Prindon Sadriun që të udhëtojë drejt Preshevës dhe familjes së tij.
Bëhet fjalë për bashkëshortin e deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani, i cili nuk është lejuar që të hyjë në territorin e Luginës përmes vendkalimit Muçibabë – Depcë.
Siç mëson INA ai rreth orës 16:30 është ndaluar dhe është mbajtur në kufi për rreth një orë, duke u kthyer prapa.
Autoritet serbe edhe përkundër kërkesës nuk i dhanë shpjegime Prindonit.
Policia serbe i ka thënë se nuk kanë përgjigje, por vetëm se nuk është i mirë se ardhur në shtetin e Serbisë.