Lajme
Shtëpia e shëndetit në Preshevë fillon me sistemin e receptave elektronike “E-receta”

E-recetat largojnë recetat e zakonshme të letrës për pacientat me terapi kronike, kjo do të thotë se pacientat që marin terapi të përhershme nuk duhet të shkojnë më tek mjeku i praksës së përgjithshme një herë në muaj të shkruajnë terapinë po tani atë do ta bëjnë në 6 muaj, derisa barnat i tërheqin në barnatore.
Pacientat do të vijnë tek mjeku i zgjedhur vetëm në raste nëse pacienti ka ndryshime, a përndryshe ilaçet që i marrin me rregull mund të shkojnë e ti tërheqin direkt në barnatore!
Ky është një lehtësim i madh për pacientë e moshuar dhe ata që marin terapi me rregull.