Ky turne është tradicional dhe mbahet çdo vitë për nderë të dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së…
Nën patrionatin e Bashkësisë Lokale në Rahovicë kanë filluar përgatitjet e para për turneun tradicional të quajtur ”Dëshmorët e Kombit”.
Ky turne është tradicional dhe mbahet çdo vitë për nderë të dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së.
Sami Ajdini nënkryetar i B.L. Rahovicë dhe njëherit kryetar i resolit për sport pranë bashkësisë lokale për RTV Aldi tha se kemi filluar si bashkësi lokale përgatitjet e para për këtë turne dhe se ka filluar paraqitja e disa ekipëve futbollistike, ku lojrat do të zhvillohen më 5 dhe 6 maj ndërsa finalja do të mbahet më 14 maj.
Z.Ajdini foli edhe rrethë krosit tradicional Rahovica 2018 që do të mbahet më 13 maj.
Paraqitjen ekipet pjesëmarrëse në këtë turne tradicional mund t’a bëjnë deri më datë 3 maj dhe pjesëmarrja e çdo ekipi është nga 2000 dinarë, mjete këto që do t’i dedikohen fëmijëve jetim që kanë mbetur pa prindër gjatë luftës së UÇPMB-së.