Vëhet gurëthemeli për shtëpinë e re të familjes Beqiri nga fshati Buhiq (Video)

Sot zyrtartarisht është vënë gurthemeli për ndërtimin e shtëpisë së re për familjen Beqiri…
Familja Beqiri jeton në kushte mjaft të vështira në një shtëpi të vjetër që nuk i plotëson kushtet minimale për një jetë normale
Financues i këtij projekti është ”Shoqata e Mërgimtarëve” nga Degendorfi i Gjermanisë, ku implementues ështe ”Qenda Solidaritet dhe Avancimit”.
Kryefamiljari i kësaj shtëpie z.Qamil Beqiri shprehet falënderues ”Shoqatës së Mërgimtarëve” nga Degendorfi i Gjermanisë, ”QSA”-së dhe shumë qytetarëve të tjerë që po i ndihmojnë në ndërtimin e kësaj shtëpie, i cili shpreson në kushte më të mira të jetesës.
Ramadan Dalipi kryetar i ”QSA”-së Preshevë tha se sot kemi vënë gurthemelin për ndërtimin e shtëpisë së re për familjen Beqiri, i cili shprehet edhe falënderues biznesëve lokale dhe qytetarëve të vullnetit të mirë qe po i ndihmojnë në ndërtimin e kësaj shtëpie.
Ndërtimi i kësaj shtëpie pritet të përfundojë në muajin gushtë.