Lajme

Vendimi Konferencës Islamike: masa ndaj vendeve që do njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Një samit i jashtëzakonshëm i shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, mbledhur rreth zhvillimeve të fundit në Gaza, konkludoi në fund me anë të një deklarate se Izraeli ka kryer një krim brutal me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo gjithashtu theksoi vendosmërinë për të marrë masa politike dhe ekonomike kundër vendeve që do ta njihnin Jerusalemin si kryeqyteti i Izraelit.

Samiti apeloi gjithashtu për të lejuar mbrojtjen ndërkombëtare të popullit palestinez, përfshirë vendosjen e trupave paqeruajtëse.

Deklarata i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të veprojë brenda juridiksionit të saj për të mbrojtur të drejtën ndërkombëtare.

“Mizorisht, janë dënuar krimet e kryera nga forcat izraelite kundër palestinezëve të paarmatosur gjatë protestave paqësore në Gaza”, thuhet në deklaratë.

Deklarata kërkon një hetim ndërkombëtar të pavarur të krimeve dhe masakrave të kryera nga forcat izraelite në Rripin e Gazës në mënyrë që të ndëshkohen përgjegjësit.

Ndërsa u quajt i paligjshëm vendimi i Presidentit Trump për ta shpallur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Related Articles

Back to top button