ZV. Kryeministri kosovar që po agjëron edhe këtë vit muajin e Ramazanit
Ai njihet si një agjerues i rregullt i muajit të Ramazanit.
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk e kishte lën Ramazanin as në ditët kur ky muaj kishte rënë në kohën e fushatës, e pa marrë parasysh akiviteteve të shumta, Pacolli e kishte agjëruar.
Edhe pse tani është Ministër i Jashtë me aktivitete të shumta, Pacolli edhe këtë vit po agjeron, shkruan Magazina.al
Ai dje përmes një urimi, ka bërë të ditur se edhe këtë vit është agjerues.
“Motra dhe Vëllezër të dashur, Kam kënaqësinë t’ju uroj muajin e të Ramazanit, i cili për ne muslimanët fillon nesër. Gjatë këtij muaji të bukur, ju uroj të gjithëve lumturi, harmoni dhe shëndet në shtëpitë e juaja. Gjithë agjëruesëve i uroj agjërim të lehtë.
Të solidarizohem me çdo kënd në nevojë, dhe të respektojmë njëri tjetrin”, ka shkruar Pacolli në urimin e tij.
Pacolli njihet poashtu si një njeri shumë humanist. ai ka ndërtuar shumë xhami e madje edhe ka ndihmuar shumë familje në nevojë.