Avni Hafuzi nga Presheva dekorohet nga Presidenti i Shqipërisë z.Ilir Meta (Foto)
Presidenti i republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta vizitoi Hungarinë dhe u takua me Presidentin Janos Ader.
Ai faleminderoi për mbështetjen e fortë ndaj perspektivës evropiane të vendit tonë. Shprehëm bindjen për të ardhmen e shkëlqyer dhe premtuese të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Hungarisë
Gjatë takimit të tij në Budapest të Hungarisë takoi edhe z.Anvi Hafuzin nga Presheva i cili është Konsull nderi në Hungari.Presidenti i Shqipërisë z.Meta e dekoroi z.Hafuzi me dekoratën ”Kalorës i Urdhërit të Flamurit”.
Në datat 19-21 Qershor 2018, Presidenti i Republikës zoti Ilir Meta kreu një vizitë zyrtare në Hungari, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe, ku u takua me kreret më të lartë të shtetit hungarez. Gjatë këtyre ditëve pata nderin e madh që bashkë me stafin e ambasadës ta shoqëronim zotin President në disa aktivitete. Në datën 20 Qershor në mbrëmje u organizua një pritje për nder të tij nga ana e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, ku ishin të ftuar pjesëtarë të trupit diplomatik në Hungari, miq të ambasadës, si dhe bashkatdhetarë me banim ketu. Unë u nderova nga Presidenti I Republikës me një dekoratë të lartë ” Kalorës i Urdhërit të Flamurit Kombëtar”