Lajme

Bujanoci në shitje- Pse serbët po e braktisin

“Nga Bujanoci po ikin të gjithë serbët”, kjo vazhdon të jetë brenga e mediave serbe dhe pupullatës serbe e mbetur në Bujanoc. Mediumi JUG Press ka pasqyruar gjendjen e serbëve të Bujanocit, ku shumica në shtëpitë e tyre e kanë të vendosur pankarten “Shtëpia në shitje”.

Se çka mendojn serbët në Bujanoc Televizioni Spektri ka përkthyer këtë reportazhë pa ndryshime.

~ Dhjetëra shtëpi të serbëve të Bujanocit, janë të “zukuruara” me tabelën “shitet”, ndërsa këto shtëpi po i blejnë shqipëtarët, por që gjithnjë e më tepër edhe romët. Bujanoci për serbët është qytet i humbur, do të i shesin të gjithë herët apo von, mendojnë vendasit me të cilët ka biseduar JUGpressi.

“Po e shes shtëpinë pasi prej Bujanocit nuk ka më asgjë, shiheni se sa kujshi i kanë shitur shtëpitë dhe kanë shkuar” duke e drejtuar gishtin në shtëpitë të cilat kanë qenë të serbëve ndërsa janë blerë nga shqiptarët dhe janë ndërtuar shtëpi të reja”.

“E kam vendosur tabelën “në shitje”, po interesohen edhe shqiptarët edhe romët, kur të përfitoj shifrën të cilën më konvenon do të iki edhe une, edhe pse mundet edhe më lirë pasi më nuk po shiten si dikur dhe nuk ka arsye më që të presim.

Ndërsa një banorë tjetër pensioner thotë “Bujanoci është i humbur”, duke shpjeguar qëndrimin pesimist për të ardhmen e qytetit të tij, ai thotë se përgjegjësi kryesorë për këtë “ekzod të heshtur” të serbëve nga Bujanoci është qeveria në Beograd.

“Askush nga përfaqësuesit qeveritar nuk ka ardhur të na thotë të qëndrojmë, të mos i shesim, që do të kujdesen për ne, apo që do të i ofrojnë diçka fëmijëve tanë, nuk kanë ardhur, na kanë lënë në fund të posit. Shqipëtarëve ja kanë lejuar të gjitha, shikojeni sheshin e qytetit, nuk mund të kalohet nga kafiterit e tyre, kanë bllokuar gjithçka. Me pak presion mundet të zgjidhet”.

Derisa ishim duke fotografuar një shtëpi tjetër e cila shitet në qendër të Bujanocit, na ofrohet një pensioner tjetër me fjalët se në këtë rrugë të gjitha shtëpitë janë në shitje edhe ato që nuk kanë tabela, në shitje e kam edhe unë.

Sipas këtij Bujanocalije, serbët 4-5 viteve të fundit janë duke i shiturë pasuritë e tyre me shumë se sa viteve të kaluara.

“Para dhjet viteve unë kam mundur të fitoj 160.000 euro për pasurinë time” duke na treguar edhe shtëpitë e tija me një oborrë të madhë. Sikur tani diku të mi ofronte 120.000 euro, menjëhere do të ja shisja, duke vazhduar se fëmijët i ka të papunë dhe se as ata nuk shohin asnjë arsye për të qëndruar.

Paralelisht me shtëpitë, serbët e Bujanocit po i shesin edhe banesat e tyre me çmim 450-550euro m/2

“Më leht po shiten banesat, e kuptueshme pasi janë më të vogla se shtëpitë. Shifra 28.000-35.000 euro për një banesë mesatare 60m/2 për shqiptarët e pasur nuk paraqet asnjë problem, deklaron bashkëbiseduesi e drejtuar për këtë temë.

Për shtëpitë, për shkakë të hapësirës më të madhe në m/2 nevoiten të holla më shumë, por një është e sigurt, nga viti në vit çmimi po bie./RTV Spektri/

Related Articles

Back to top button