Lajme
Dogana në Preshevë në aksion: Thanë se nuk kanë asgjë për të deklaruar, i gjejnë 21.000 euro në qese najloni
Doganierët në pikën kufitare në Preshevë kanë kapur 21,000 euro të padeklaruar dhe të paketuara në qese najloni në pjesën e pasme të veturës, në vendkalimin kufitar Preshevë – Kumanovë, në bashkëpunim me policinë, njofton dogana transmeton Presheva.AL
Parat u gjetën në dalje të vendkalimit kufitar në Preshevë automjetit me targa të Sllovenisë i cili po udhëtonte drejt Maqedonisë në të cilin ishin tre shtetas maqedonas me prejardhje shqiptare, ata u deklaruan se kryenin punë krahu-ndërtimore.