Drilon Ahmeti nga Presheva bëhet pjesë e klubit të njohur zviceran (Foto & Video)

Futbollistët shiptarë ndër vite kanë treguar se e adhurojnë këtë sport dhe talentin nuk ju mungon.
Tashmë pothuajse në të gjitha kampionatet e botës përfshihet ndonjë futbollist me origjinë shqiptare sidomos në Europë.
Kujtojmë që tregu zvicerian i futbollit është i “pushtuar” nga futbollistë shqiptarë, ku edhe në kombëtaren Zviceriane luajnë plotë gjashtë shqiptarë por jo vetëm pasi edhe klubet zviceriane kanë në përbërjen e tyre lojtarë shqiptarë.
Së fundmi edhe ekipi i Grasshopper ka marrë një shqiptarë më shumë në ekipin e tyre.
Bëhet fjalë për Drilon Ahmeti nga Presheva që synon të arrij majat tek ky ekip.
Edhe pse 9 vjeçar, Ahmeti ka vertetuar se sa vlen në futboll tek akademia e FC Weifelden dhe nga aty ka rënë në sytë e njërës ndër akademitë më të famshme në Zvicër, Grasshopper.
Ahmeti me aftësit e tij në futboll ka befasur edhe teknikun Stefan Kohler dhe tashmë ai është në gjurmët e Alban Pnishit, Gjelbrim Taipit, Bujar Likës dhe Albion Avdijajt, shqiptarëve të cilët luajnë në ekipin e parë të Grasshopper.
Ahmeti është një mesfushor i avancuar, derisa driblimet janë karakteristikë e tij. Golat e shumtë në akademinë e Weifelden kishin zgjuar kurreshtjen e disa shkollave për ta patur në rradhët e tyre, por në fund zgjodhi t’i bashkohet Grasshopper-it.