Lajme

Familja Gashi në Shtime, ka strehuar 18 fëmijë pa përkujdesje prindërore (Video)

Familja Gashi nga qyteti i Shtimes, ka strehuar 18 fëmijë pa përkujdesje prindërore.

Është një nga rastet që meriton të admirohet.

Behrije Gashi, e cila strehon në shtëpinë e saj plotë 18 fëmijë, rrëfen për RTV Dukagjinin, momentin kur ajo mori nën strehim fëmiun e parë.

“Isha në moshën 34 vjeçare, dhe në momentin kur na kanë thirrë me marrë një fëmijë për ta strehuar, isha e gëzuar si ta kisha lindë fëmiun tim biologjik”, shprehet e emocionuar humanistja Gashi.

Ajo tregon edhe emocionet e përziera dhe sfidat që kishte për rritjen e fëmiut që kishte marrë, përcjell Telegrafi.

“Ishte një përgjegjësi më e madhe se për fëmijët tanë, fëmiu ishte i shqetësuar te na, por me ndihmën e bashkëshortit dhe fëmijëve ja dolëm të kujdeseshim”, thotë humanistja nga Shtimja.

Behrije Gashi thotë se 10 nga 18 fëmijët që ajo është përkujdesur, kanë qenë me sëmundje të ndryshme.

“Njëri nga fëmijët kishte aq shumë probleme shëndetësore sa që as “Sos Fshati” nuk do ta merrte në përkujdesje, por tani ai u shërua dhe ka shkuar në adoptim”, rrëfen më tej Behrija.

“Nuk është turp të bëhesh familje strehuese, turp është ti shohim fëmijët e Kosovës nëpër rrugë, pa strehë”, ka përfunduar humanistja Behrije Gashi.

Related Articles

Back to top button