Lajme

Fatmir Hebibi kultivues i parë i lajthisë në komunën e Preshevës (Video)

Kultivimi i kulturave të ndryshme buqjësore është edhe pjesë e veprimtarisë si dhe formë fitimit të të ardhurave për një pjesë të madhe të popullatës tonë këtu në komunë të Preshevës.

Duke u nisur nga ky fakt një fermer nga fshati Jakaj Fatmir Hebibi ka vendosur të fillojë kultivimin e lajthisë në tokën e tij bujqësore edhe pse sipërfaqa e mbjellë nuk është dhe aq e madhe ai shprehet se dëshira dhe pasioni që ka për tokën e ka shtyrë që të hulutmojë në këtë kulturë.

Sipas zotit Fatmir Hebibi investimet kanë qenë të mëdha në fillim dhe ai bashkë më bashkëshorten e tij çdo ditë vinë në këtë fushë dhe përveç se kujdesen për të mbjellurat e tyre poashtu dhe relaksohen nën qetësinë dhe rehatinë që të dhuron ky vend.

Duke qenë se lajthitë janë pemët të cilat nuk kërkojnë shumë kushte dhe rriten më shpejtë kjo i bën ato shumë të volitshme për kultivim.

Janë tre lloje të lajthisë të cilat kultivohen në këtë fushë, ato në formë zemre, tatlisë dhe lajthitë për çokollatë. Rtv Aldi

Related Articles

Back to top button