Fitër Bajrami të premtën, ja kur falet Namazi

Njoftohet opinioni i gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 14 qershor 2018.

Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të premten, më 15 qershor 2018.

Falja e namazit të sabahut bëhet në ora 04:30.

Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:34 minuta.

Hytben e Fitër – Bajramit mbahet pas faljes së bajramit, ku çdo imam i drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Presheva.AL të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër-Bajramit!

Back to top button