Lajme

Hajredin Hyda: Riza Halimi për tu bërë Kryetar i trupit kordinues ka qene në gjendje të “shkelë mbi xhenaze” edhe atë disa here!

Konferenca për shtyp e kryetarit të PVD-së e mbajtur lidhur me zgjedhjet e përgjithshme në këtë subjekt politik në nivel qëndroë, ku kryetari i PVD-së Riza Halimi ka elaboruar për një periudhë shumëvjeqare, ndër të cilat ka përmendur edhe periudhën e vitit 2012 kur në komunën e Bujanocit qeveriste PD, periudhë të cilën Halimi e ka konsideruar si diskriminim i popullatës shqiptare nga Beogradi i ndihmuar nga pushteti i atëhershëm në krye me PD-së, nuk ka shpëtuar pa reagime nga ky subjekt politik. Shefi i grupit të këshilltarëve të PD-së në asamblenë komunale të Bujanocit Hajredin Hyda ka reaguar lidhur me deklaratën e Halimit.

Reagim i plotë i shefit të grupit të këshilltarëve të PD-së Hajredin Hyda

“Konferenca e fundit apo testamenti i kryetarit më të vjetër i ndonjë partie politike shqiptare (kohëzgjatja si kryetar)”

Sikur njëri që kish pas thënë se “edhe pas vdekjes fshati keni me ma pa sherrin”, edhe Riza Halimi të gjitha dështimet, njëri pas tjetrit i mveshte të tjerëve në stilin e Vuciqit për humbjen e Sërbisë nga Zvicrra, ku të gjithë janë fajtor pos Sërbise! Duke harruar se partia e tij në Preshevë nga 20 ka ra në 5 këshilltarë, në Bujanoc në 9 ndërsa në Medvegjë në 3. Pra nga partia më e madhe dhe bartëse e proceseve është bërë në parti që luan rolin e “King maker” dhe i bashkohet partive me të medha! Nuk meriton as komentim dhe as reagim deklarata e një njeriu që për tu bërë Kryetar i trupit kordinues ka qene në gjendje të “shkelë mbi xhenaze” edhe atë disa here! – Ka votuar buxhetin republikan me 2009, si kundervlerë të nënshkrimit të koalicionit me anbasadorin e OSBE dhe ministrin Markoviq për futjen në koalicion të Stojanca Arsiqit me 2010 me Shaip Kamberin! – Per të shkuar në Beograd si deputet se bashku me Sh. Kamberin pranoi që ti mundesonte serbeve të merrnin mbi 500 “vota shqiptare”! -Në shtator të 2012 së bashku me një delegacion shkoi në zyrat e SPS për të rrëzuar pushtetin legal në Bujanoc! -Në zgjedhje për KNSH apo për parlamentare, Medvegjën cdohere e ka përdorur si “hambar”për mbushjen e kutijave! -Duke dashur të shkaterrojë PDSH-në ka avantazhuar dhe ka lidhë koalicion me APN dhe nga kjo “idile” është ndare me zemër të thyer! -Referendumin sa herë që ju ka dashur e ka lavderuar e sa herë që nuk i ka konvenu e ka minimizuar dhe të njejtin veprim e ka bërë edhe me Kuvendin e këshilltarëve shqipetar! -Deputeti i partise se kryetarit me pervoje 28 vjecare e ka votuar zgjedhjen e Kryetarit të kuvendit të Sërbise, ka votuar qeveritë e Vuciqit dhe Bernabiqit dhe ka votuar buxhetin, vetëm që Riza Halimi te zgjidhet Kryetar i trupit koordinues! Mendoj se 28 vjetë jetëgjatesi dhe një fletë e zbrazët me suksese dhe një mori gabimesh është “Jetëshkrimi i Riza Halimit”! thuhet në reagimin e këshilltarit të PD-së.

Related Articles

Back to top button