Lajme
Kërkoi ryshfet, arrestohet një zyrtarë në Gjilan
Policia e Kosovës ka arrestuar zyrtarin e pronave në Drejtorin e Buxhetit në Gjilan, pasi dyshohet se kishte kërkuar ryshfet me vlerë prej 2000 euro nga ankuesi mashkull për shpronësimin e një prone në këtë komunë.
I dyshuari pas hetimeve intensive është arrestuar nga njësia e Krimeve Ekonomike. Po ashtu, janë konfiskuar bankënotat e shfrytëzuara.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.