Lajme

Komuna e Preshevës me aktivitete të pastrimit shënon Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit (Foto, Video)

5 Qershori njihet si Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Mjedisit ku ne jetojmë, në mënyrë të vetëdijësimit të popullatës që të shënojmë këtë ditë duke ruajtur higjienën e tokës, ujit dhe ajrit.

Pikërishtë kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi në bashkëpunim me ”Qëndrën për punë sociale” dhe ”Zyrën Për të Rinj” në Preshevë ka bërë shënimin e kësaj dite duke dalur dhe duke kontribuar në pastrimin e qytetit nga qendra e qytetit deri tek rruga që të shpie tek deponija e egër e mbeturinave.

Duhet të kontribuojmë në mirëmbajtjen e mjedisit ku ne jetojmë ku ne në bashkëpunim me ”Qendrën për punë sociale” dhe ”Zyrën Për të Rinj” kemi ndërmarrur këtë aktivitet në mënyrë të angazhimit të shoqërisë tonë duke kontribuar në pastrimin dhe kultivimin e mjedisit ku po jetojmë, kështu u shpreh kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi.

Sa i përketë riciklimit të mbeturinave z.Arifi tha se kemi dorëzuar dokumentacionin teknik për transferstacionin ku mund të pranoj mbeturinat në mënyrë legale dhe të largohen një herë e përgjithmonë nga vendi ku ndodhen momentalisht pasi që vendi ku hidhen tani mbeturinat është jolegalë.

Ndërsa drejtori i ”Qendrës për punë sociale” z.Liridon Latifi tha se në bashkëpunim me kryetarin e komunës dhe ”Zyrën Për të Rinj” po shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Ambientit ku kemi ftuar edhe persona që janë përfitues të këtij institucioni në mënyrë që këta persona të punojnë të paktën një ditë në mirëmbajtjen e mjedisit të tyre.

Mesazhi ishte i qartë duhet te punojmë të gjithë që të ruajmë dhe mbrojmë mjedisin në të cilin jetojmë.

Related Articles

Back to top button