Lajme

Komuna e Preshevës shpall konkurs për organizata sportive dhe OJQ (Dokument)

Në bazë të nenit 4. Të Rregullores mbi mënyrën e financimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve shoqatave të qytetarëve në Komunën e Preshevës (“Gazeta zyrtare e Komunës së Bujanocit”, nr. 8/15), dhe të nenit 4. Të Rregullores mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve organizatave sportive në Komunën e Preshevës, Komisioni për shoqata të qytetarëve dhe organizatat tjera joqeveritare Komunës së Preshevës në mbledhjen e mbajtur më 30.05.2018 shpallë:

KONKURS PUBLIK

Për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve, organizatave tjera joqeveritare dhe organizatave sportive me seli në territorin e Komunës së Preshevës.

Lëndë e këtij konkursi publik është shpërndarja e mjeteve të orientuara në vendimin mbi Programin buxhetor të Komunës së Preshevës për vitin 2018, në Programin 0602-0001 funksionin 180, nr. rend. 41, klasifikimi ekonomik 481 “grantet për organizatat tjera joqeveritare – shoqatat e qytetarëve”, të Vendimit mbi buxhetin programor të Komunës së Preshevës për vitin 2018, në shumë prej 2.409.500,00 dinarë, për realizimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve dhe organizatave tjera joqeveritare, me qëllim të realizimit të nevojave dhe interesave në këtë sferë, në territorin e Komunës së Preshevës, në pajtim me Rregulloren mbi mënyrën e fnancimit, kriteret dhe procedurën e ndarjes së mjeteve shoqatave të qytetarëve, në Komunën e Preshevës (në vazhdim të tekstit: Rregullorja).

Të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin publik për financimin e programeve dhe projekteve e kanë shoqatat joqeveritare nga neni 3. i Rregullores e cila i përmbushë këto kushte: – ta ketë selinë në territorin e Komunës së Preshevës, – të jetë themeluar në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet themelimi i organizatave në sferën e shoqatave joqeveritare, – që programi ose projekti të realizohet në territorin e Komunës së Preshevës eventualisht edhe jasht saj, me kusht qe me aktivitetet e saja ta perfaqesoj komunen e Presheves (pjesmarrje ne gara, udhetime studiuese, seminare, konferenca etj.).

Krahas fletëparaqitjes nevojiten edhe këto dokumente:
1. plani dhe programi i punës për vit 2018,
2. të dhënat mbi personin e autorizuar për realizimin e programit ose projektit,
3. vendimin prej APR-it
4. numri i llogarisë rrjedhëse dhe NIT i shoqatës joqeveritare.

Në konkursin për financimin dhe bashkëfinancimin kanët ë drejtë shoqatat e qytetarëve nga teritori i Komunës së Preshevës të cilat realizojnë projekte dhe kërkesa nga këto fusha:

  1. Aktivitete që përkojnë me forcimin e bashkëpunimit mes sekorit qeveritar dhe atij civil,
  2. Zhvillimin e komunitetit lokal,
  3. Ekologjia, mbrojtja e mjedisit jetësor, shëndetit të qytetarëve dhembrojtjen e kafshëve,
  4. Afirmimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave
  5. Programe për të rinjë, personat e moshuar dhe për personat me nevoja te veçanta
  6. Programe nga fusha e arsimit dhe shkencës
  7. Programe nga fusha e informimit me qëllim mbajtjen e trajnimeve për mediat lokale
  8. Mbrojtja sociale, Parandalimi dhe mbrojtja nga sëmundjet e varësisë dhe parandalimi i dhunës
  9. Aktivitete të organizatave të pensionistëve
  10. Zhvillimi i pozites se gruas ne shoqeri
  11. Aktivitetet për organizatat e sportit
  12. Projekte humanitare dhe projekte të tjera të cilat ekskluzivisht dhe drejtëpërdrejtë përkojnë me nevojat publike të Komunës së Preshevës .

Në nenin 4 pika 11. Shpërndarja e mjeteve bëhet sipas këtyre kritereve:

1. rangu (liga) i garave,
2. rezultatet e arritura,
3. numri i garuesve në sistemin e rregullt garues,
4. efekti shëndetësor, social dhe efektet e tjera te pjesëmarrësit,
5. shpenzimet e garimit.

Aplikuesit që konkurojnë me programe ose projekte për vitin 2018 te deklarohen nese kane qene perfitues te mjeteve financiare nga buxheti i komunes se Presheves ne tri vitet e fundit (formulari i fleteparaqtijes pika 11).

Mjetet e kërkuara për çdo program, gjegjësisht projekt individual nuk mund të tejkalojnë shumën e 250.000,00 dinarëve.

Afati për parashtrimin e fletëparaqitjes në konkursin publik është 20 ditë nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të Administratës komunale dhe në faqen zyrtare të Komunës së Preshevës në internet, i cili fillon të rrjedhë nga 05.06.2018, deri më 24.06.2018.

Fletëparaqitja në konkurs krahas dokumentacionit përkatës i paraqitet Këshillit komunal të Komunës së Preshevës – Komisionit për shoqatat e qytetarëve, me shenjën: “Fletëparaqitje për konkurs publik për financimin e programеve vjetore dhe të projekteve nga sfera e shoqatave të qytetarëve dhe organizatave sportive – të mos hapet”.

Fletëparaqitja për konkurs dorëzohet: Мe letër rekomanduese në adresën: Komuna e Preshevës – Këshillit komunal, 17523 Preshevë , rr. M.Tita, nr. 36 drejtëpërsëdrejti në Shkrimoren e Administratës komunale në Preshevë .

Ekstraktet e fletëparaqitjes mund të merren duke i shkarkuar nga faqja zyrtare e Komunës së Preshevës në internet www.presevo.rs ose mund të merren në objektin e Komunës së Preshevës. Per informata shtese mund te na kontaktoni ne email: a.isahu@presevo.rs.

Valide do të konsiderohen vetëm se fletëparaqitjet e dërguara në këto ekstrakte ndërsa nuk do të shqyrtohen fletëparaqitjet me dokumentacion jo të plotë dhe jashtë afatit.

Pas realizimit te projektit sipas afatit të paraparë në konkurs, të dërgohet raporti narrativ dhe financiar nga ana e aplikuesit, duke e shoqëruar me dëshmi dhe fakte mbi realizimin e harxhimeve (buxhetit të projektit), si dhe rezultatet e arritura permes projektit. Pas aprovimit të raportit narrativ dhe financiar nga ana e komisionit per OJQ dhe organizata sportive, projekti i juaj mund të konsiderohet i përfunduar, në të kundërtën e humbisni të drejtën për pjesmarrje në konkurset e viteve vijuese.

Related Articles

Back to top button