Lajme

Konkurs për policë të rinj në drejtorinë e Vrajës, të drejtë Bujanoci dhe Presheva

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka shpallur konkurs për pranimin e 351 pjesëtarëve të rinj në trajnimin profesional për punët e policisë i cili do të mbahet në qendrën për trajnime themelorë të Policisë në Kamenicën e Sremit.

Në bazë të këtij konkursi 20 kandidatë do të pranohen për drejtorin e policisë në Vrajë pjesë e të cilit janë edhe stacioni policorë në Bujanoc dhe Preshevë, shkruan Titulli.com.

Paraqitja në këtë konkurs bëhet në stacionin policorë të vendbanimin e aplikuesit edhe atë në afat nga 30 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë.

Afati i dorëzimit të aplikacionit me dokumentet tjera përkatëse është 20 Korriku i këtij viti.

Të gjithë të interesuarit të lexojnë me kujdes konkursin dhe të përgatisin dokumentet e nevojshme për aplikim.

Shiko në detaje Konkursin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë

Related Articles

Back to top button