Kryetari i komunës z.Shqiprim Arifi priti në takim përfaqësues të organizatës turke ”TIKA” (Video)
Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ka zhvilluar një takim me koordinatoren e organizatës ”TIKA” znj.Cagle Gultekin Tosbat në kabinetin e tij.
Qëllimi i këtij takimi ishte realizimi i projekteve të ndryshme në komunën tonë në mes organizatës turke dhe komunës së Preshevës.
Pas këtij takimi kryetari i komunës z.Arifi ka dhënë një prononcim për Televizionin Aldi ku tha se projektin e rrobaqepësis ”Tika” po e fillon me një organizatë joqeveritare këtu në Preshevë ku ne si komunë i suportojmë marrim pjesë në këtë projekt dhe sot realishtë kanë ardhur për të caktuar hapësirën për implementimin e këtij projekti.
Pika e dytë që u diskutua në këtë takim ishte edhe parku i qytetit ku në këtë takim u diskutua për përshpejtimin e parkut të qytetit ku dhe organizatra turke është implementuese dhe finacuese ku më e mira e gjithë kësaj është se parku i qytetit në një të ardhme të afërt do të jetë në dispozicion të qytetarëve.
Në këtë takim u diskutua edhe për projekte të tjera por që në një të ardhme të afërt do të mësojmë se cilat janë investimet e radhës mes komunës së Preshevës dhe organizatës turke ”TIKA”./rtvaldi.com/