Lajme

“Me ty” projekt që ndihmon fëmijët me leukemi

Sot në kolegjin Riinvest nga ora 15:00-16:00 do të bëhet promovimi i librit “Me ty”.

Ky projekt ka për qëllim që të kthejë buzëqeshjen te fëmijët që po përballen me sëmundjen e leukemisë në Kosovë.

Në kuadër të këtij projekti, studentët e Kolegjit Riinvest do të bëjnë lansimin e librit për ngjyrosje i cili do të dalë së shpejti në treg. Të gjitha fondet e mbledhura nga shitja e këtij libri do të shkojnë për fëmijët në repartin hemato-onkologjik të QKUK-së.

Pjesë e këtij projekti ishte edhe rimodelimi i hapësirave të këtij reparti për të krijuar një ambient sa më të ngrohtë, gjë që u përfundua me sukses.

Ky promovim vjen si rezultat i ndihmës së madhe të ofruar nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, të cilët mundësuan ardhjen në jetë të këtij libri me ngjyra.

Related Articles

Back to top button