Ndryshon pamja e bibliotekës në Preshevë, largohen nga hyrja grafitet që prishnin imazhin e këtij institucioni
Ngjyra, simbole herë të lexueshme e herë të padeshifrueshme, djem me një dëshirë për të bërë art por në mënyrën e tyre. Një panoramikë e tillë mund ta shihni në rrugët e qytetit të Preshevës nëpër disa vende të caktuara. Në Preshevë vite më parë janë mbuluar muret me grafite të tilla por tani kanë filluar të eleminohen.
Një grafit që ka qenë i vendosur në objektin e shtëpisë së kulturës në Preshevë në hyrje të bibliotekës “Mehmet Jusufi”, i cili ka prishur imazhin e këtij institucioni sot është larguar tërësisht.
“Grafitet e shkruara vite më parë në muret e objektit të bibliotekës ‘’Mehmet Jusufi’’, tashmë tërësisht janë eliminuar. Po ashtu është ndërhyrë edhe në pjesët tjera infrastrukturore, ku është bërë zgjerimi i shtrirjes së rrjetit elektrik, sidomos në sallën e lexuesve duke krijuar kushte për çdo qytetarë që graviton leximoren.”, kështu kanë sqaruar drejtuesit e bibliotekës.