Lajme

QSA shpërndanë 800 pako ushqimore për festën e Fiter Bajramit (Video)

Fitër Bajrami është ditë festive për muslimanët, shumë familje skamnore kemi në Komunën e Preshevës që mezi e sigurojnë kafshatën e gojës madje kemi familje që shqetësohen se çfarë të iu ofrojnë fëmijëve të tyre në sofrën e bajramit.

Për këtë kategori të familjeve sikurse viteve tjera edhe këtë vit ka menduar për ta QSA (Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit), e cila ka realizuar projektin e tyre Shporta e Fitër Bajramit duke i përfshirë 400 familje në Komunën e Preshevës dhe 400 familje në Komunën e Likovës.

Pakot janë me produkte ushqimore të konsumit të nevojshëm. Me këtë projekt, QSA shpresonë që sado pak të ia plotësoj sofrat këtyre familjeve të cilat kanë vërtetë nevojë.

Shpërndarja e pakove është bërë përmes aktivistëve qe QSA ka në çdo bashkesi lokale.

QSA njëkohësisht uronë festën e Fiter Bajramit për të gjithë qytetarët duke ju dëshiruar shëndet të mirë dhe përmirësim të gjendjes ekonomike për familjet në nevojë.

E gjithë kjo ndihmë për qytetarët në nevojë po vjen falë donatorëve nga vendi dhe bashkatdhetarët nëpër vendet e Europës duke dhuruar donacionet e tyre në këtë organizatë.

Qendra e Solidaritet dhe Avancimit për këto familje përkujdeset gjatë tërë vitit duke i qëndruar pranë për çka kanë nevojë ata.

Related Articles

Back to top button