Lajme

Ragmi Mustafa për keqëqeverisjen e tij fajëson Titon (Video)

Seanca e pestë e kuvendit komunal të Preshevës ka zgjatur mbi 5 orë.

Në këtë seancë të parapara ishin pesë pika të rendit të ditës, debatet e stërgjatura të opozitës rreth pikave të rendit të ditës po i lodhin qytetarët.

Edhe në këtë seancë nuk mungoi debati mes kryetarit të Komunës z.Shqiprim Arifit dhe kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafës.

Shqiprim Arifi mes debateve e akuzoi për keqëqeverisjen 12 vjeçare, keqpërdorimin e buxhtetit të Komunës dhe shpërunguljen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duke mos u angazhuar për sigurimin e kushteve më elemantare për banorët e Komunës së Preshevës.

Ragmi Mustafa ndaj këtyre akuzave ndër të tjera akuzon udhëheqësin komunist të ish-jugosllavisë, Titon, për shpërnguljen e shqiptarëve.

Për më shumë shikojeni videon ku kemi shkëputur sekuenca nga seanca e mbajtur. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button