Lajme

Ragmi mustafa uron qytetarëve Fitër Bajramin

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, shfrytëzoj rastin që në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal t’ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Fitër Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi.

Fitër Bajrami vjen pas muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të agjërimit, ku besimtarët u sprovuan me thellimin e besimit, disiplinën shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame.

Qytetarët tanë të besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme.

Uroj që ky Bajram të jetë nismë për një mirëqenie të përgjithshme dhe të përcillet me dashuri, respekt, solidaritet dhe vullnet të mirë.

Le të jetë kjo festë një rast për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë, respektit të ndërsjellët dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.

Me respekt,

Kryetari i PDSH-së
Dr.sc. Ragmi Mustafa

Related Articles

Back to top button