Kryeministri Ramush Haradinaj, që zgjohet në 5 të mëngjesit për të bërë ushtrime fizike, është paluar të shtunën, në Deçan, nga vëllai i të ndjerit, Beg Rizaj, Aliu.
Haradinaj nuk ia ka thënë asnjë fjalë kur Ali Rizaj e ka ndalur Kryetarin e AAK’së të zbulojë shtatoren e Beg Rizajt në qendër të Deçanit.
Mirëpo, Shefi i Qeverisë ishte treguar i fortë përballë një gruaje, në një aktivitet për Lidhjen e Prizrenit, po në Prizren. Atje, Haradinaj ia kishte ndalur mikrofonin një gruaje nga Shqipëria derisa më vonë kishte thënë se po të mos ishte grua do të sillen ndryshe me të.
Ramush Haradinaj, një ish-luftëtar dhe Komandant i UÇK’së, është bërë për herë të dytë Kryeministër në një koalicion me PDK’në dhe Kadri Veselin, të cilët i kishte akuzuar për dhjetë vjet.
Për gati një vit qeverisje, Haradinaj ka bërë disa skandale, në mesin e të cilave edhe rritjen e pagës për Kabinetin Qeveritar, faljen e borxheve kundërligjshëm ndaj kompanive të ujit dhe së fundmi edhe i dha një kompanie ndërkombetare që po ndërton rrugët e Kosovës 53 milionë euro.
Ende nuk dihet edhe sa kohë Haradinaj do të mbetet Shef i Qeverisë. Pasi as partitë në pushtet, si PDK, dhe as ato në opozitë nuk kanë shprehur gatishmëri për të pasur proces të ri elektoral.