Lajme
Rezultati/ Erdogan kryeson kur janë numëruar mbi 90% e votave

Përfundoi procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi.
Sipas vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK), votimi nisi në orën 08:00 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 17:00.
Ndërkohë, kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit do të lejojnë të votojnë edhe qytetarët që mund të kenë ngelur në pritje për të votuar.
Numërimi i votave në të njëjtën kohë do të fillojë edhe për votat e ardhura në Turqi nga 123 përfaqësi në 60 shtete.
Presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan ka marrë deri në orën 21:00, mbi 53% të votave pas hapjes së 90% të kutive të votimit.
Për të ndjekur rezultatë LIVE, KLIKONI KËTU!