Lajme

Shkrim nga akademik Rexhep Qosja që ja vlen të lexohet nga çdo kush për ta kuptuar realitetin që po e jetojmë në Kosovë

Akademiku Rexhep Qosja përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në Kuvendin e Kosovës dhe në Qeverinë e Kosovës është shtuar numri i milionerëve politikë që qajnë hallet e të varfërve, kurse në Kosovë po shtohet çdo ditë e më shumë numri i të varfërve.

“Në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës është shtuar numri i milionerëve politikë, që qajnë e vajtojnë hallet e të varfërve, kurse në Kosovë është shtuar numri i të rinjve e të rejave, që bëjnë çmos për të ikur prej atdheut të vet e për të gjetur shpëtim nga skamja në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, në Australi, në Zelandë të Re, në Turqi, në Japoni apo, madje, edhe në Korenë e Jugut”, ka shkruar Akademiku Rexhep Qosja.

“Çfarë cinizmi tragjikomik përmban ai vajtim i milionerëve politikë e shtetërorë!”. Ka shkruar Qosja.

Related Articles

Back to top button