Lajme

Shqiprim Arifi shpreh ngushllime për vdekjen e Fadil Vokrrit

Kryetari i Komunes se Presheves, Shqiprim Arifi në një postim ka ngushëlluar për vdekjen e Kryetarit të Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Vdekjen e Vokrrit, Arifi e quajti vdekje të një legjende të futbollit shqiptar.

“Lamtumirë, legjendë e futbollit shqiptar!

I paharruar kujtimi për ty, sepse ke dhënë shumë për futbollin kosovar…

U prehsh në paqe!”, shkroi Arifi në Facebook.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër që ka pësuar në mëngjesin e sotëm.

Vokrri ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Related Articles

Back to top button