Lajme

Shqiprim Arifi uron “Ditën e fëmijëve” në një mënyrë interesante (Foto)

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi uron Ditën Botërore të Fëmijëve

Një qershori është Dita Botërore e Fëmijëve, ditë kjo e cila është shënuar në forma të ndryshme në të gjithë botën. Në këtë ditë Kryetari i Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi ka marrur pjesë në programin e organizuar nga ”Shoqata e personave me aftësi të kufizuara të Luginës së Preshevës”.

Ky program është mbajtur në qendrën e qytetit përpara objektit të komunës së Preshevës, ku të pranishëm ishin fëmijë së bashku me prindërit e tyre, përveç festës e cila u organizua poashtu kishte edhe shkrime të cilat edhe ishin thirrje për sensibilizim për të drejtat e fëmijëve.

Kryetari Arifi me këtë rast ka kaluar dhe pak kohë me fëmijët.

Nëpërmjet një postimi në facebook-un e tij kryetari i komunës së Preshevës z.Arifi është shprehur:

”Shpresoj që kjo ditë e sotme, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve do na ndihmojë të gjithë neve qe të kristalizojmë motivet tona drejt ngritjes së fëmijëve tanë, dhe të punojmë së bashku që të sjellim gjeneratë të re të shëndetshme”

Related Articles

Back to top button