Lajme

Tërnocasi Burhan Avdili shpallet kampion Evrope në kik-boks në Gjermani

Tërnocasi Burhan Avdili shpallet kampion Evrope në kik-boks në Gjermani
Një tjetër sportist shqiptar po shkëlqen në diasporë. Është ky kiboksieri, Burhan Avdili nga Tërnoci i Bujanocit, i cili është lindur në Gjermani, raporton korespodenti i Lugina Press nga diaspora.

Në sallën Gladiator të Kik-Boksit në Munchen të Gjermanisë, tërnocasi Burhan Avdili mori titullin Kampion i Europës. Tërnocasi 19 vjeçar Burhan Avdili në mesin e shum sportistëve mori titullin Kampion i Europes në versionin WKU deri në 79 kg në Kik-Boks.

Fedarata e Kik-Boksit në Munchen shpalli Kampion shqiptarin Burhan Avdili pas disa luftërave shumë të mundishme në ring. Shqiptaret shume e më shume po korrin suksese në arenën ndërkombëtare që njëherit janë edhe ambassador të kombit tonë. Në këtë federat më pare kanë boksuar edhe shum emra të njohur të Kik-Boksit si Dardan Morina, Besim Kabashi, Albert Kryeziu etj. Po kësaj liste tashmë iu shtua edhe një Kampion nga Ternoci Burhan Avdili.

Related Articles

Back to top button