Zyra Për të Rinj realizon seminarin ”Fjala sa njëmijë fotografi” (Video)
Në zyrën e kësaj organizate është zhvilluar një aktivitet i radhës, me theks të veçantë e që është problemet e të folurit tek fëmijët. Seminari kishte për qëllim trajnimin e profesionsitëve logoped mirëpo duke mos përjashtuar dhe të rinjë të tjerë të cilët kanë shfaqur interesim si dhe prindër të cilët mund të përballen me probleme të tilla.
Fidan Nuhiu bashkë organizator i projektit u shpreh që duke qenë se dhe fëmijët janë një pjesë rëndësishme e shoqërisë andaj dhe ne e kemi parë të arsyeshme realizimin e një seminari të tillë me qëllim dhe ndërgjejgjësimin e shoqërisë.
Prezentimi i punimit është bërë nga Brixhilda Lilka logopede nga Shqipëria, nën asistimin e Miran Xhelilit logoped nga Kosova. Me këtë rast Brixhilda Lilka na tregoi më shumë në lidhje me problemet në të folur tek fëmijët, ndërsa Miran Xhelili na tregoi më shumë për fokusin e punimit si dhe grupin e pjesëmarrësve.
Gentiana Memeti psikologe klinike dha një mesazh të qartë përt të gjithë opinionin e gjërë pasi që problem të tilla janë probleme sociale dhe përveç që prekin individ të caktuar poashtu, prekin dhe familjen dhe shoqërinë andaj dhe aktivitete të tilla janë tejet të rëndësishme.
Trajnimi “Fjala sa njëmijë fotografi” është përcjellur nga një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve, ku ishin mbi 20 pjesëmarrës si nga komuna e Preshevës e poashtu edhe nga Maqedonia.