Ekspozitë e fotografive nga Presheva në Beograd
Të mërkurën me 18 korrik, nga 3 autore nga Komuna e Presheves eshte shfaqur ekspozita e fotografive nga Krenar Halimi dhe dokumentari per historine e emigranteve qe kaluan permes Presheves nga Valon Arifi dhe Gazmend Idrizi.
Njeri nga autoret e dokumentarit Valon Arifi tha se pas shume vitesh nje ekspozite e tille kthehet ne skenen kulturore te Beogradit.
Ne ekspozite ka qene prezente edhe i pari i Komunes se Presheves z.Shqiprim Arifi i cili ka thene se duhet te ndihemi te gjithe krenar per mikepritjen qe Presheva ia ka dhene refugjateve nga lindja e mesme.
Ajo që Presheva, qytetarët e saj, bënë gjatë krizës së refugjatëve nga Lindja e Mesme është diçka me të cilën duhet të ndihemi krenarë të gjithë.
Këtë krenari nuk ka më mirë si ta shprehim se sa përmes fotove nga kjo periudhë kohore.
Nën përkujdesjen e Komunës së Preshevës, me ndihmën e akterëve kyç të asaj periudhe, u mbajt një ekspozitë në Beograd ku morën pjesë mysafir nga ambasada e Republikës së Shqipërisë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, UNHCR dhe të tjerë.
Përmes kësaj ekspozite paraqitëm kapacitetet tona që edhe pse një komunë e varfër prap kemi bujarinë dhe mikpritjen e trashëguar që rrall kush e ka.
Është hera e parë që komuna e Preshevës ka prezantuar me një aktivitet kulturor në Beograd.