Klubi i Motoristave ”Plisat” dhe QSA ndërtojnë shtëpi të re në Preshevë (Video)
Fatmirësisht ka akoma njerëz human që dëshirojnë të ndihmojnë dikë, e fjala është për Klubin e Motoristave nga Zvicrra që e kanë bërë të lumtur familjen Ajeti nga Presheva me shtëpi të re.
Familja Ajeti plot 20 vite ka jetuar me qera pa shtëpi të tyre, me të ndëgjuar për këtë familje antarët e klubit të motoristave kanë marrur iniciativën për ndërtimin e një shtëpie për këtë familje në bashkëpunim me Organizatën jo qeveritare Qendra e Solidaritetit dhe Avansimit, kanë bërë të lumtur këtë familje me shtëpi të ri, ku nga themelet e deri në çelësa në dorë është mbykqyrur puna nga QSA.
Agron Azemi kryetar i klubit të motoristave sëbashku me antar të tjerë ja dorzoi çelësat zotit të shtëpisë z.Xhevdet Ajeti dhe hynën në ambientet e shtëpisë.
Shtëpia ishte e kompletuar në tërësi e cila posedon 3 dhoma, banjo dhe koridor, në këtë shtëpi të do të jetojnë 4 antar të familjes z.Xhevdeti me gruan dhe dy vajzat e saj.
Agron Azemi kryetar i Klubit të Motoristave ”Plisat” për tv tonë tha se kjo është shtëpia e parë që po ndërtohet nga ne në Preshevë dhe e treta me rradhë ,ku dy janë ndërtuar në Kosovë, si shenjë falenderimi në fund të intervistës Muhamed Kurtishit nga QSA-ja ja dhuroi simbolin e Motoristave QSA-së për bashkëpunimin e realizimit të ndërtimit të kësaj shtëpie.
Ne i falenderojmë Klubin e Motoristave Plisat për këtë gjest human dhe ata kanë kryer pjesën e tyre dhe ne si QSA që na ka takuar pjesën tonë dhe i falenderojmë gjithë donatorët tanë bisneset lokale që kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj shtëpie kështu u shpreh Ramadan Dalipi kryetar i Qendrës Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë.
Zoti i kësaj shtëpie z.Xhevdet Ajeti shprehet shumë falenderues Motoristave Plisat dhe QSA për ndihmën e dhënë për ndërtimin e një shtëpie të re për familjen e tij.
Gramoza Ajeti kështu quhet vajza e kësaj shtëpie e cila edhe ajo përmes kamerës sonë i shprehi falenderimet e saja që është bërë me shtëpi të re dhe me dhomën e saj e cila thot se tani me shtëpi të ri do të sjell dhe shoqe në shtëpi.
Qendra Solidaritetit dhe Avancimit mbetet e përkushtuar për të ndihmuar shumë familje në nevojë dhe është e hapur për bashkëpunim m të gjithë bisneset apo organizatat ndryshme që shprehin interesim për ti ndihmuar familjeve në Preshevë për çka kanë nevojë ata.