Kolona të gjata në pikëkalimin e Tabanocit (Video)
Mërgimtarët shqiptarë që po vijnë nga diaspora për t’i kaluar pushimet e verës në vendlindje, po ballafaqohen me kolona të gjata në kufirin e Tabanocit, që ndanë Republikën e Serbisë me atë të Maqedonisë.
Kolonat e gjata po bëhen edhe për shkak të neglizhencës së punëtorëve kufitar të të dyja vendeve, sidomos policëve dhe doganierëve maqedonas.
Mërgimtarët janë të indinjuar me këto pritje, edhe për faktin se ditëve të fundit, temperaturat janë rritur dukshëm, duke shënuar 30 gradë.
“Ne po presim për disa orë dhe kjo është skandaloze, sepse vazhdimisht këtu po përballemi me pritje të gjata. Kjo nuk është në rregull, kur ne me fëmijë po presim me orë të tëra në këto temperatura të larta dhe kur kemi bërë mijëra kilometra rrugë”, u shpreh njëri nga mërgimtarët.
Autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë shpjegim se pse po ndodhë kjo tollovi në Tabanoc, përveç deklaratës se “puna po ecën sipas dinamikës”.
Ndryshe, autostrada që kalon nëpër nga Beogradi nëpër Preshevë në drejtim të Kumanovës dhe Shkupit, është vija që lidhe Evropën me Azi, prandaj këtë kordit që quhet si “korridori 10” e shfrytëzojnë edhe grekët, turqit etj, prandaj edhe fluksi i veturave është shumë i madh.
Mirëpo përveç në Tabanoc, kolona të gjata ka edhe në kufijtë që lidhin Serbinë me Kosovën.