LUGINA E PRESHEVËS PLAGË QË DHEMBË

Projektet serbe edhe për këtë pjesë strategjike të gjeografisë shqiptare, janë projektuar krahas elaborateve serbe për eleminimin e qenies biologjike të shqiptareve si kolektivitet i etnisë së tyre qindra dhe mijëra vjeçare.
Planet dhe metodat morbide serbe për Luginën e Preshevës, nuk ndryshojnë fare nga ato të para luftës në Kosovë më 1999, siç janë:
1). Arestimi, torturimi dhe denimi pa fakte të disa pjesëtareve të UÇPMB-së.
2). Perngjekja e veprimtarëve politikë të Luginës së Preshevës.
3). Vazhdushmëria e aparatit represivë përmes zhandarmerisë serbe, gjithëkund nëpër lokalitetet e këtyre tri komunave shqiptare.
4). Fluturimet dhe defilimet e avijonëve serb shumë ulët mbi kulmet e shtëpive të luginasve.
5). Ndalimi i simboleve kombëtare shqiptare nga aparati represiv i Beogradit.
6). Ndalimi dhe konfiskimi i librave shqipë, donacion ky nga Republika e Kosovës.
7). Mbyllja dhe largimi i puntorisë shqiptare nga fabrikat dhe ofiçinat tjera në keto tri komunat shqiptare.
8). Arrestimi dhe vrasja e menaxherëve të firmave të tyre private etj.
Këto masa represive Serbia i bënë me të vetmin qëllim djallëzor që shqiptarëve të këtyre anëve t’ua bëje jetën e padurueshme! E që këta të fundit t’i braktisin vatrat e tyre shekullore, siç është Toplica dhe Çamëria të para dhe pas Kongresit të Berlinit 1878.
Lugina e Preshevës sot nuk duhet të vajtohet e meditohet dhe as të fajsohet Shqipëria dhe Kosova. Por për të duhet të luftohet dhe sakrifikohet nga vet luginasit që ajo në të ardhmen të fitohet dhe të bashkohet me Kosovën.
Me shumë respekt: Kryetari i SHOQATËS SË MUHAXHIRËVE PER LUGINËN E PRESHEVËS
Reshat AVDIU, KOSOVË, 11.07.2018.