Lajme

Lugina të kërkojë zgjidhje në Luginë

#LUGINA DO ZGJIDHJE

Menjëherë pasi morra vesh për këtë nismë desha të prononcohem edhe unë, si një anonimus, si një individ i cili nuk është me veprimtari publike, rrjedhimisht dhe i panjohur për opinionin. Mirëpo, nuk shkrova sepse kjo më dukej (mbase ende) është më shumë një dëshirim (wish thinking) se sa nismë serioze, gjegjësisht nismë konstruktive, efektive… meqenëse mungon(te) adresa ose adresa është e gabuar. Ndaj dhe u përmbajta në mënyrë që të mos ndikoj negativisht. Të mos përhap pesimizëm në një vend ku pesimizmi është kryefjalë.

Ajo që më bën skeptik, siç e ceka sipër, është se mungon adresa. Kujt duam t’i adresohemi me këtë kërkesë? Qeverisë kukull të Kosovës? Të njëjtës qeveri në Shqipëri? Europës së Bashkuar? Amerikës? Turqisë? Cili nga këta do të na i zgjidhë problemet? Asnjëri. Së pakut jo tërësisht.

O njerëz! O bashkëkombas! O bashkëluginas!
Të mos keqkuptohemi. Çdo nismë¸çdo ide, çdo lëvizje nga vendnumëro është një plus për ne. Është një e mirë. Është diçka pozitive. Por të mos harrojmë se edhe bota i kanë problemet e veta. Si ata të Lindjes, ashtu edhe ata të Perëndimit. Edhe ata janë duke kërkuar zgjidhje. Edhe ata janë duke kërkuar investorë për zbutjen e papunësisë dhe qinda e qinda probleme të tjerë.

Problemi parësor tek ne jeni VET NE! Kurse këtë problem s’ka forcë që na e zgjidhë përpos VET NESH! Po nuk e zgjidhëm këtë, kot e kemi të kërkojmë ndihmë nga dikush tjetër, siç thuhet: “Ndihmë nga qielli.” Mjafton t’ vështrosh njerëzit, bashkëkombasit o bashkëluginasit tanë se si sillen ndaj njëri-tjetrit e sheh se në çfarë gjendjeje të mjerueshme jemi. Sa urrejtje e madhe që mbretëron sa që ta merr mendja se jemi në front lufte, me dy taborre, në luftë për jetë o vdekje. E si pret ti që të dashurojë dikush ty kur ti vet e urren vetveten tënde?

Siç e ceka sipër, ne kemi probleme të shumta. Probleme që mund dhe duhet t’i zgjidhim neve vet dhe probleme që varen nga situata botërore. Sepse, deshëm o nuk deshëm, bota e sotme është e varur. Bota është bërë shumë agresive, gjë që shkakton urrejtje. Kjo ka të bëjë sistemin aktual të ashtuquajtur “demokraci” e që në realitet është kapitalizëm i egër. Sistem kapitalist i cili është shkaktari i garave “cili më shumë”, “cili cilit…” e, rrjedhimisht urrejtje shtazarake.

Me rënien e këtij sistemi, i cili e ka arritur kulmin dhe që së shpejti do të zhbëhet, atëherë do të ndryshojnë dhe prioritetet per 180°. Me ndryshimin e pioriteteve do të ndryshojë edhe situata e vështirë në mbarë globin. Rrjedhimisht edhe tek ne.

Natyrisht që ka qinda e qinda raste kthesash pozitive (krahas atyre negative) në botë por ja që ato nuk po arrijne dot nëpër veshët tanë. Kthesa do të ndodhë doemos. Alternativë tjetër nuk ka.

Meqë, siç e ceka në fillim, unë nuk jam njeri publik, fjala ime dhe e atyre të shumtëve sikur mua nuk hasin në veshë të mjaftueshëm. Në nuk kemi fuqi për të depërtuar në këtë botë të gënjeshtrave….

Ju falemnderit për mirëkuptim!
Autori: Zeqirja Fejzullahu – bashkatdhetar nga fsh. Norçë që jeton dhe vepron ne Gjermani

Related Articles

Back to top button