Lajme

Mëngjesi i mirë është ai të cilit nuk i mungon veza

Nëse njerëzit përpiqen të humbasin në peshë, gjëja më e rëndësishme është të hahet një mëngjes i mirë. Nëse hani një mëngjes që është i pasur vetem me karbohidrate (ëmbëlsira, brumra) dhe pa proteina, përsëri do të jeni të uritur shumë shpejt. Në vend të kësaj, rekomandohet përzgjedhja e karbohidrateve që përmbajnë fibra (si bollgur lloj dritheri, ose produkte si bishtajoret, elbi,etj ) dhe duke shtuar një vezë ose dy për t’i siguruar energjitë. Vezët përmbajnë rreth 70 kalori secila ose më shumë, varësisht se si janë përgatitur. Vezët kanë kolesterol, por kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Është e vërtetë që vezët kanë një nivel më të lartë të kolesterolit dietik sesa shumë ushqime të tjera – rreth 185 mg në një vezë të madhe. Jo shumë kohë më parë, vezët ishin quajtur edhe “aq keq për ty sa duhani”. Tani e dimë se ajo që ngre me të vërtetë kolesterolin janë yndyrat e ngopura në dietë dhe jo aq shumë kolesteroli në ushqime. Ndërkohë që udhëzimet amerikane të dietës patën rekomanduar jo më shumë se 300 mg të kolesterolit ne diet gjatë një ditë, ky rekomandim u hoq në vitin 2016. Studimet e fundit nuk tregojnë se konsumi i vezëve ka lidhje me sëmundjen e zemrës. Vezët rrisin HDL në një masë më të madhe se sa LDL -në, që çon në një profil më të favorshëm, kur është fjala për rrezikun kardiovaskular. Vezët janë të mbushura me lëndë ushqyese dhe proteina. Ka shumë arsye për të ngrënë vezë. Ata janë të pasura me vitaminën B2, B5, B12, E, Lutein, Selen dhe Folate, Omega 3 të cilat luajnë role të rëndësishme në shëndetin e trurit, shikimit, dhe luftimin e inflamacionit në trup. Ato gjithashtu përmbajnë proteina (rreth 6 gramë për vezë), të cilat mund të ndihmojnë që me orë të tëra të ndihemi të ngopur.Jini të kujdesshëm ndaj vezëve të përgatitur nga restorante, pasi ato mund të përfshijnë sasi më të mëdha dhe teknika më pak të shëndetshme të gatimit , por edhe në ato situata, preferohet të zgjidhni vezë me një fletë buke integrale sesa një kifle me sasi të ulët yndyre, që ndoshta është kryesisht sheqer. Studimet tregojnë qartë se të hahen deri në tri vezë të tëra në ditë është krejtësisht e sigurt.

Ju pastë bërë mirë mëngjesi, nga dr. Lejlan Sadiku

Related Articles

Back to top button