Lajme
Mirë se erdhët bashkatdhetarë!
Është koha e verës, koha kur bashkatdhetarët tanë që punojnë e jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës e më larg deri në Amerikë, kthehen në vendlindjen e tyre për t’u ç’mallur me familjarët e tyre dhe për të pushuar, ngase shumica prej tyre përveç se dëgjohen në telefon dhe nëpërmjet rrjeteve të shumta sociale, nuk janë afër me familjarët e tyre gati një vit, pasi punojnë vazhdimisht dhe tani është koha kur kthehen në gjirin e tyre familjar.
Stafi i Presheva.AL Ju shpreh mirëseardhje në vendlindjen tuaj.
Me ardhjen tuaj në atdheun tuaj, në vendlindjen tuaj, në vatrat shqiptare, ju sillni gëzim, sillni gjallëri dhe freski… Ju dëshirojmë Mërgimtareve tanë , qëndrim të këndshëm në familjet e tyre të dashura në Luginë të Preshevës.