Lajme

PD: Per konsum ditor e interesa partiake, mos n’a trajtoni si “boren e vjeter”

Partia Demokratike qe nga themelimi si parti shqipetare si platforme themelore ka bashkpunimin me te gjitha partite tjera te Lugines,sidomos per ceshtje qe i tejkalojne interesat e thjeshta partiake dhe deri sot nuk ka qene asnjehere perjashtuese!
Por vullneti dhe doktrina e tille nuk nenkupton qe ajo te neperkembet dhe te sherbej si “paterice”qe ne raste “ad hoc”,disa subjekteve qe ceshtjet madhore u sherbejne per ngritje te rejtingut,zakonisht ne prag te zgjedhjeve lokale,republikane ose per Keshillin nacional ,ndersa ne intervalin tjeter kohor per ceshtje me interes kombetar interesohen si per “boren e vjeter”!
Pa prejudikuar epilogun e iniciatives se fundit qe spektri politik ne Lugine duhet te unifikohet sidomos ne prag te epilogut te bisedimeve ne Bruksel ,eshte nje parandjenje se e gjithe kjo zhurme eshte duke u bere per konsum te brendshem dhe marketing te lire!
Kjo urgjence e partise “me te madhe ne Lugine”,qe para 4 vjeteve parodizonte iniciativen per fillimin e pergaditjes se mekanizmave te themelimit te Asociacionit te komunave shqipetare ne Serbi,dhe si kunderaksion si parti e vetme me nje entuziazem te papare me 2012 votoi pa kushte :Kryetarin e kuvendit te Serbise(radikalja Maja Gojkoviq),Kryetarin e qeverise(radikali i konvertuar Aleksandar Vuciq),kryeministren Brnabiq dhe buxhetin republikan per nje kundershperblim te vogel,ne emerimin e Riza Halimit si Kryetar te Trupit Kordinues,dhe me shpresen se Radikalet e konvertuar do te pranonin qe edhe Lugina te perfshihet ne ‘bisedimet e Brukselit”!
Kjo parti,perkunder pergjigjes pozitive te PD-se per te bashkeqeverisur,zgjodhi variantin e zgjedhjes dhe jo zgjidhjes se problemeve duke u bere me dy kryetar te komunes:njeri faktik(Stojanca Arsiq)dhe tjetri formal(Shaip Kamberi) !
Poashtu pas vdekjes se Jonuz Musliut(Kryetar i LPD-se),ne KNSH krijuan nje koalicion asimetrik per te plotesuar apetitet e disa militanteve dhe veteraneve te partise!
Eshte per tu habitur se si nga nje apati dhe laksizem absolut te krijohet gjoja nje entuziasem “patriotik”!
Sidoqofte PD cdohere do te jete prezente ne zgjidhjen e problemeve shqipetare,as me shume e as me pak, ne perputhshmeri me fuqine e saje dhe jo per te qene “bajraktare kujdestare e patriotizmit”por e vetedijshme per situaten permanente te veshtire te shqiptareve ne Lugine!
Pra per te perfunduar ,pranimi i PD qe te jete prezente ne bisedime,konsultime apo forma tjera nuk eshte risi por politike permanente partiake qe nga themelimi i saje,dhe cdo tentim interpretim i pjesemarrjes ne takime te tilla eshte mosnjohje e politikes realiste dhe pragmatike te PD-se!

Hajredin Hyda
Shef i grupit te keshilltareve te PD

Related Articles

Back to top button