Penda e Rahovicës vend për rekreacion dhe për plotësimin e kërkesavë të popullatës (Video)
Penda e Rahovicës njihet nga e gjithë popullata jonë, si një vend rekreacioni dhe poashtu përdoret për ujitjen e të mbjellurave…
Në burimet natyrore që posedon komuna jonë bënë pjesa edhe penda e fshatit Rahovicë e cila tash e sa vite përdoret për kërkesat e banorëve të këtij fshati, kjo nga fakti që kjo popullsi banore merret 80% me punimine tokës.
Nën shoqërinë e kryetarit të bashkësisë lokale Rahovicë z.Vebi Rexhepi, ekipi i TV Aldi ka vizituar pendën, me ç’rast z.Rexhepi na njoftoi me gjendjen aktuale të ujit në këtë pend, sa i plotëson kërkesat e banorëve për ujitjen e tokave, dhe a mund të ketë tharje apo mungesë të ujit në muajt e ardhshëm.
Penda e fshatit Rahovicë në anën tjetër paraqet dhe një vend rekreacioni për të gjithë qyetetarët e komunës së Preshevës por problemi qëndron në mbeturinat e shumta të hedhura, ku nuk është ndërmarrur asnjëher iniciativë nga pushteti lokal për ta pastruar.
Kjo pendë tashmë ka vite që ka përdorim të gjerë mirëpo mungesa e investimeve dhe lënia pas dore mund të ndikojë negativisht në këtë burim që na ka falur natyra.